Aktuale

Shërohen katër persona nga COVID-19 në Komunën e Malishevës

Sot janë shëruar katër persona nga COVID-19 në Malishevë, ndërsa është konfirmuar një rast i ri, i cili është nga fshati Banjë.

Komuna e Malishevës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18.

“Gjendja e përgjithshme e situatës me pandemi në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: gjithsej të prekur me COVID-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 241 raste, prej tyre 197 janë shëruar, 22 raste kanë përfunduar me vdekje, ndërsa aktivë me covid-19 janë edhe 18 persona”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, për bartje të maskës, mbajtje të higjienës dhe për mbajtje të distancës sociale. Gazeta Express

the authorGazetaKNN