Aktuale

Shërohet nga koronavirusi një infermiere e Klinikës Infektive

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se është shëruar pacienti zero me Covid nga Vitia dhe një infermiere në Klinikën Infektive.


Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova me masat e ndërmarra deri më tani në luftën për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie.

Postimi i plotë:

Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira:

-Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është një qytetar i Vitisë dhe

-Është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë.

Postimi i plotë:

Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira🙏:

🔸Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është nje qytetar i Vitisë dhe

🔸Është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë.

Kosova me masat e ndërmarra deri më taninë luftë për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie☑️

#rrinshpi#koronavirusi#meinfermieret