Aktuale

Sherri për paratë, burri i bie me grusht gruas në mes të Durrësit

Një konflikt për çështje pagese ka përfunduar deri në dhunimin e një gruaje në Durrës.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin M.B., vjeç 56, banues në Durrës.

Ai akuzohet se ka plagosur lehtë me grusht shtetasen R.T., 50 vjeçe, banuese në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, ky rast është regjistruar në lagjen nr. 1 dhe gjithçka ka ardhur vetëm pas një konflikti për pagesë.

the authorE B