Rajon & Botë

Shfaqet në Australi tigri i Tazmanisë (Video)

Kanë kaluar më shumë se tetë dekada që kur tigri i Tazmanisë, mishngrënësi më i madh i epokës moderne, ndryshe i njohur si ujku i Tazmanisë, është shpallur si specie e zhdukur.
I fundit i këtij lloji të gjitarëve kishte ngordhur në një kopsht zoologjik në vitin 1936.

Por duket se konstatimi se kjo specie është zhdukur duket të jetë i pavërtetë, pasi dy raste të ndara në Australi, raportohet se është parë kjo kafshë.Pretendohet se këto raste janë autentike, ndërkaq shkencëtarët nga Universiteti “James Cook”, janë të bindur se posedojnë dhëmbin e kësaj kafshe.

“Këto kafshë nuk ngjajnë me atë çfarë kam parë në jetën time. Duket si qen, i verdhë me ngjyrë hiri dhe ka vija nëpër trup”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët.

Profesori Bill Lorens ka instaluar 50 kamera në këto lokacione, duke shpresuar se do të arrijnë ta filmojnë këtë kafshë misterioze.Thashethemet lidhur me shfaqjen e këtyre dy llojeve të kafshëve të rrezikuara gjatë viteve të fundit, ka ngjallur interesim të madh tek ambientalistët.

BBC ka raportuar se në lindje të Tajlandës janë parë gjashtë këlyshë shumë të rrallë të species së njohur si tigri indonezian, për të cilët thuhet se në mbarë botën ekzistojnë vetëm 250.