Tech

Shitjet e iPhone 12 tejkaluan ato të iPhone 11

Ditën e parë të para-porosive për iPhone 11 u porositën rreth 800mijë iPhone, kurse për iPhone 12 u porositën 2 milionë.

Apple shiti më shumë modele iPhone 12 në 24 orët e para të porosive javën e kaluar sesa modele të iPhone 11 për të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, raporton “CNBC”, transmeton lajmi.net.

Në një raportim të hënën, Kuo tha se Apple shiti deri në 2 milionë njësi iPhone 12 në 24 orët e para, nga 800,000 njësi të iPhone 11.

IPhone 12 Pro u shit më mirë sesa pritej falë kërkesës së fortë në Kinë, tha Kuo.

Kuo ka një histori të shkëlqyeshme që parashikon produktet dhe shitjet e ardhshme të Apple, kështu që raportet e tij mbajnë peshë të madhe, veçanërisht që kur Apple ndaloi raportimin e shitjeve të njësive për iPhone dy vjet më parë.

Këtu janë disa nga pikat kryesore nga raportimi i Kuos:

  • Ulja e çmimit të iPhone 11 në 599 dollarë shkaktoi kërkesë më të dobët të porosisë për iPhone 12, transmeton lajmi.net.
  • IPhone 12 Pro, i cili ka kamera më të mira se modeli bazë, u shit më shumë sesa që pritej në valën e parë të porosive, falë aksesit së gjerë të 5G në Kinë. Kuo tha se Kina përfaqësonte 35% deri 45% të kërkesës për iPhone Pro.
  • Kërkesa për iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max, që dalin në shitje muajin tjetër, ka të ngjarë të jetë më e dobët se 12 dhe 12 Pro.
  • IPhone 12 Mini ndoshta nuk do të shitet aq mirë në Kinë për shkak të ekranit më të vogël dhe mungesës së mbështetjes për dy karta SIM, të cilat janë kërkesa të shpeshta në Azi.
  • Koha e transportit për shumicën e modeleve është ngritur nga pesë në 10 ditë, duke nënkuptuar kërkesë më të madhe se sa është parashikuar.
the authorGazetaKNN