Aktuale

Shkatërrohen 409 aparate të lojërave të fatit

Gjatë kësaj jave njësitë e Doganës së Kosovës kanë bërë shkatërrimin e 409 aparateve për lojëra të fatit të cilat janë kapur duke punuar ilegalisht, pra pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore dogana ka bërë këtë shkatërrim.

Në një njoftim për media, thuhet se tërë procesi i asgjësimit ka zgjatur disa ditë dhe është bërë nën masa të sigurisë.

“Këto aparate ishin kapur në pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës duke funksionuar pa licenca adekuate dhe pa pagesën e taksës së akcizës dhe si të tilla fillimisht iu janë nënshtruar konfiskimit, gjobës dhe procesi përfundimisht është përmbyllur me shkatërrimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Menaxhmenti i Doganës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative./KosovaPress/

the authorSamir Dalipi