Aktuale

Shkelet me veturë këmbësori në Prishtinë

Dje në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Ferid Curri” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin lëndime ka pësuar një këmbësor. Raporti i sotëm i Policisë njofton se një shtetas i huaj, vozitës i veturës, ka goditur këmbësorin.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Ferid Curri”, Prishtinë 30.07.2018-11:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull shtetas i huaj dhe një këmbësori mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.