Aktuale

Shkelje në prokurim edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve (Dokument)

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shkelje jo bash çfarëdo në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Aty ku do të duhej të ishte shembull shpenzimi me paranë publike, po del të ketë qenë jo bash në rregull nga të gjeturat e Auditorit.

Në Auditimin për vitin 2015, në ASHAK është gjetur se planifikimi i prokurimit është i dobët.

Çështja e parë që ka ngritur si problem Auditori ka përmednur blerjen e një veture në vlerë 24 mijë e 900 euro dhe blerjen e një pianoje në vlerë 24 mijë e 600 euro.

“E gjetura. Nga shqyrtimi i gjashtë procedurave të prokurimit ne kemi identifikuar dobësi si më poshtë: Planifikim i dobët i nevojave për prokurim – Ne kemi identifikuar dy blerje kapitale të cilat nuk ishin planifikuar në planin e prokurimit. Blerja e veturës për ASHAK 24,900€ dhe blerja e pianos 24,600€. Përkundër që blerjet e më sipërme nuk ishin planifikuar, për to është njoftuar Agjencia Qendrore e Prokurimit”, thuhet në vendimin e Auditorit.

Po ashtu auditori ka gjetur se ASHAK nuk ka qenë i saktë kur ka ofertuar sasinë me tonerë, duke e kategorizuar edhe këtë si dobësi të prokurimit.

“Përveç kësaj, edhe sasia e përafërt e furinizimit me tonerë nuk ishte e saktë. Edhe pse rregullat në fuqi e kanë lejuar furnizimin përtej sasisë së përafërt të përllogaritur, kjo duhet të përmirësohet në të ardhmen për tu përshtatur me rregullat e reja të prokurimit. Rreziku Blerjet jashtë planit tregojnë për një planifikim jo të mirë dhe me kohë të nevojave të institucionit. Kryetari i akademisë duhet të sigurojë se është bërë një planifikim më i mirë i blerjeve në të ardhmen, me një koordinim më të mirë ndërmjet departamenteve. Një proces formal i diskutimit duhet të inciohet për të vlerësuar nevojat për blerje dhe sasinë e përafërt”, thuhet në vendimi e Auditorit. /indeksonline/.