Kuriozitete

Shkencëtarët më në fund kanë sqaruar arsyen e fenomenit ‘déjà vu’

Shkencëtarët kanë një sqarim të ri për një nga gjërat më të çuditshme të trurit tonë, fenomenin déjà vu.

Profesori skocez Akira O.Connor mendon që ky fenomen është vetëm një kontrollim i fakteve nga truri ynë. Për të dëshmuar këtë teori, Dr. O’Connor udhëhoqi një seri eksperimentesh që përfshinin vënien artificiale të déjà vu-së.

Metoda përdorej duke ju treguar pjesëmarrësve një numër fjalësh të lidhura nga një koncept i harruar. Menjëherë pasi u thuheshin fjalët pjesëmarrësve të hulumtimit, hulumtuesit i pyesnin ata nëse kishin dëgjuar një fjalë me ‘s’ në të dhe përgjigja ishte negative.

Sidoqoftë më vonë kur u bëhej pyetja e njëjtë, pjesëmarrësit më së shumti thanë ‘gjumë’(sleep). Ata filluan të mendojnë se ata e kishin dëgjuar këtë fjalë sepse ishte sekuencë e përafërt logjike.

Truri i pjesëmarrësve mbi interpretonte kujtimet e tyre, duke i bërë të ndjejnë çaste të déjà vu-së menjëherë pas kësaj.