Rajon & Botë

Shkencëtari që iku nga Koreja Veriore kryen vetëvrasje

Një shkencëtar nuklear i Koresë së Veriut, i cili kishte ikur nga vendi, ka bërë vetëvrasje në një burg, pasi ishte kapur në Kinë dhe ishte kthyer me forcë në atdheun e tij, transmeton Fox News.

Ai kishte punuar si kërkues në Akademinë e Shkencave Shtetërore në Pyongyang dhe ishte pjesë e grupit të Koresë Veriore që ishte kapur në Shenyang më herët në nëntor, ka thënë një burim për Radio Free Asia.

Ata ishin kthyer në Korenë Veriore më 17 nëntor dhe raportohet se shkencëtari ka pi helm para se të merrej në pyetje lidhur me arsyet pse kishte ikur nga shteti.

Burimi ka thënë se shkencëtari besohet të jetë në moshën 50-vjeçare dhe ishte larguar nga puna “pasi kishte treguar shenja të ankthit lidhur me projektet e tija kërkimore”, transmeton KosovaPress.