Aktuale

Shkon në 98 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Ferizaj

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus në Ferizaj.

Ndërsa, edhe një person është shëruar nga koronavirusi, me çka totali i personave të shëruar nga kjo sëmundje e rrezikshme në këtë komunë arrin në 98.

Kështu ka bërë të ditur komuna e Ferizajt përmes një njoftimi në Facebook.

“🟢Zero rastë të reja me COVID-19 në Ferizaj e 1 i shëruar që çon në 98 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në Ferizaj. Shërim të shpejt edhe të infektuarve tjerë. Po i’ia dalim🙏🏻”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 134 raste me koronavirus, dy prej tyre me përfundim fatal.

Ndërkohë, nga 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren me SARS-CoV-2, sot janë konfirmuar 6 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).