Rajon & Botë

Shkon në mbi 83 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Itali

Mbi 83 mijë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Itali, ndërsa mbi 2 milionë e 400 mijë persona janë regjistruar si të infektuar me këtë virus.

Ka shkuar në 83 mijë e 157 numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, raporton Gazeta Express.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 2 milionë e 400 mijë e 598 raste të infektuara me COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, Italia radhitet e 7’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

1 milionë e 781 mijë e 917 persona deri tani janë infektuar me COVID-19 në Itali, ndërsa 535 mijë e 524 raste janë aktive me të.

Italia deri tani ka kryer 29 milionë e 619 mijë e 436 testime kundër COVID-19./Express/