Rajon & Botë

Shkon në rreth 90 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Itali

Italia po vazhdon të shënoj numër të madh të viktimave si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

89 mijë e 344 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në Itali,

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 570 mijë e 608 persona janë infektuar deri tani me koronavirus në Itali.

Me këto shifra, Italia radhitet e 8’ta në botë për numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus.

Ndërsa, 2 milionë e 43 mijë e 499 persona janë shëruar nga ky virus, derisa 437 mijë e 765 raste janë aktive me të në Itali.

Deri tani në këtë shtet janë testuar për koronavirus 33 milionë e 901 mijë e 309 persona./Express/