Aktuale

Shkon në vizitë në Burgun e Dubravës, policia i gjen drogë në trup

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme një të dyshuare gjatë vizitës në Burgun e Dubravës i është gjetur dhe sekuestruar droga e llojit marihuanë në peshë 19 gram.

Përmes raportit 24 orësh policia ka bërë të ditur se e  njëjta ka tentuar që këtë sasi t’ia jap familjarit të burgosur.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus