Aktuale

Shkrep armën aksidentalisht, plagoset rëndë një person

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar i cili ka thënë se deri te plagosja ka ardhur, pasi që i dyshuari  duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna “ e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje. /KosovaPress/