E premtja ka mundur të jetë e zymtë për SHBA-në. Një incident ishte afër të shkaktoi një tmerr të vërtetë në fluturimin nga Toronto për në San Francisco.
Piloti i aeroplanit të “Air Kanada” mori informacion të gabueshëm për aterim në një pistë të San Franciscos.
Por në fakt pista ishte e zënë me katër aeroplanë të mbushur me pasagjerë.
Aksidenti u shmang në momentin e fundit kur piloti u tregua shumë i shkathtë duke arritur ta ngrisë përsëri lart aeroplanin në kohën kur ai po aterronte, shkruan Indeksonline.
Drejtori i kompanisë, Ros Amer ka thënë se nëse kjo do të ndodhtë atëherë ky do të ishte aksidenti më i madh në histori të aviacionit. /Indeksonline/
https://youtu.be/a3jTE68jRuU