ShowBiz

Shokon Albi Nako: Nuk guxoj të them gjë…

Albi me apo pa dashje u vendos sërish në qendër të vëmendjes pa u tharë mirë akoma boja e shkrimeve për Klaudian. Kësaj here ishte për arsye aspak personale .

Graciano Tagani, një prej balerinëve të trupës së baletit që Albi Nako e drejton prej vitesh në Klan dha një intervistë për “Pop Culture” në Top Channel. Një pjesë të intervistës e postoi në Instagram dhe Albi, koreografi i tij i tha se ishte i pushuar duke qenë se kishte shkuar në një televizion tjetër. Lajmi mori dhenë. Po a e pushoi vërtet nga puna balerinin?

Ne të tiranapost.al kontaktuam Albin, i cili sqaroi se ishte thjesht shaka dhe se askush s`ishte pushuar nga puna. “Kohët e fundit s`guxoj të them asgjë se që nga puna e Klaudias do kapen me çdo gjë që do them.”, tha Albi. Pyetjes se a kishte ndonjë dozë ironie brenda ndaj televizioneve që nuk lejojnë vizitat në televizionet konkurrente, Albi iu përgjigj: “Absolutisht jo. Gjithçka ishte në formën e shakasë”.

Kështu që qetësohuni se s`e ka humbur njeri punën e për më tepër për këtë arsye./TiranaPost/

the authorE B