Arsim & Kulturë

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës nderoi me mirënjohje Kolegjin AAB

Bashkëpunimi, mbështetja dhe avancimi i profilit të gruas në Policinë e Kosovës janë motivet për të cilat Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës e ka nderuar me mirënjohje të veçantë Kolegjin AAB.

Të dy institucionet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në shumë fusha, për rezultatet e të cilit, kolonel Taibe Canolli, kryetare e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës ia dorëzoi sot mirënjohjen rektorit të AAB-së, prof. dr.  LulzimTafa.

Dr. Tafa e çmoi lart vendimin e shoqatës dhe tha se AAB do të vazhdojë edhe më tej të ofrojë përkrahje për SHGPK-së.

“Do të vazhdojmë me lehtësime financiare për  anëtaret e SHGPK-së dhe familjarët e tyre në të gjitha programet bachelor dhe master, edhe atë pa dallim përkatësie kombëtare”, tha rektori Tafa.

Ndërsa, kryetarja e SHGPK-së, kolonel Taibe Canolli u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin me AAB dhe e nderuar që po i jep mirënjohje Kolegjit AAB. Ajo gjithashtu falënderoi rektorin Tafa për shkollimin dhe avancimin e grave të SHGPK-së.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional midis AAB-së dhe Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK) është nënshkruar një vit më parë, me qëllim që t’u mundësojë lehtësi financiare anëtareve të SHGPK-së dhe familjarëve të tyre në të gjitha programet bachelor dhe master.

Marrëveshja, gjithashtu, parasheh që fëmijëve të policëve të rënë në detyrë t’u mundësohen studime pa pagesë.

Marrëveshja ofron përkrahje edhe për anëtarët e SHGPK-së që i takojnë komunitetit serb dhe boshnjak për studime në gjuhën boshnjake në Fakultetin Juridik.

Leave a Reply