Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve: Kur do të zhvillohen ndeshjet

Sot u mësuan çiftet çerekfinaliste për këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa u hodh shorti edhe për gjysmëfinale dhe finale. Por, kur do të zhvillohen këto ndeshje?

Të premten, UEFA lajmëroi se ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, të cilat mbetën pa u zhvilluar shkaku i ndërprerjes së garave të futbollit në mars pas përhapjes së koronavirusit, do të zhvillohet në stadiumet ku ishte planifikuar fillimisht, prapa dyerve të mbyllura, më 7 dhe 8 gusht, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera, nga faza çerekfinale, do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë mes 12 dhe 23 gushtit. Fituesi i përballjeve do të vendoset nga vetëm një ndeshje, që do të thotë se s’do të ketë ndeshje kthyese.

Datat e ndeshjeve:

  • Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales: 7-8 gusht
  • Çerekfinalet: 12-15 gusht
  • Gjysmëfinalet: 18-19 gusht
  • Finalja: 23 gusht

Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 e finales:

  • Manchester City vs Real Madrid (2-1)
  • Bayern Munich vs Chelsea (3-0)
  • Barcelona vs Napoli (1-1)
  • Juventus vs Lyon (0-1)

Shorti i çerekfinaleve:

  • Real Madrid ose Manchester City vs Lyon ose Juventus
  • RB Leipzig vs Atletico Madrid
  • Napoli ose Barcelona vs Chelsea ose Bayern
  • Atalanta vs PSG

Shorti i gjysmëfinaleve:

  • Real Madrid/Manchester City ose Lyon/Juventus vs Napoli/Barcelona ose Chelsea/Bayern Munich
  • RB Leipzig ose Atletico Madrid vs Atalanta ose Paris Saint-Germain
the authorGazetaKNN