Rajon & Botë

Shpallet fajtor britaniku për atentatin ndaj Trump

Michael Sanford 20 vjeçari nga Surrey që vuan nga autizmi dhe depresioni, pritet të qëndrojë vetëm 27 muaj në burg.

20 vjeçari britanik i akuzuar për atentat ndaj Donald Trump-it gjatë fushatës në qershor në Las Vegas, ka pranuar fajësinë për akuzat se ai kishte poseduar nga jashtëtokësorët një armë zjarri dhe për të prishur funksionet e një zyrtari, shkruan The Independent.

Michael Sanford, nga Dorking në Surrey, pritet të mbante gjykimin në tetor dhe të përballej me 20 vjet në burgun e SHBA-së, por pas nënshkrimit të një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me prokurorët ai do të jetë i burgosur për jo më shumë se 27 muaj, transmeton KosovaPress.

the authorSamir Dalipi