Aktuale

Shpejtësia e lejuar 100 km/orë , shoferi dënohet sepse ishte 101 km/orë (Video)

Një shofer në Kanda sprovoi fatin dhe mund të kishte vuajtur pasojat, nëse nuk do të ishte një gjyqtar sy-hapur.

Mathieu Gagne po ngaste veturën prapa një veturë të policisë në një rrugë me dy korsi, kur ai tejkaloi veturën e policisë në rrugën me vija të ndërprera.

Gagne tha për CTV, se oficeri po ngiste më ngadalë se limiti i shpejtësisë së lejuar. Kjo doli të jetë një gabim, pasi policët ndalën atë në rrugë dhe i dhanë një gjobë për ngasje për vetëm 1 km/orë më shumë sesa shpejtësia e lejuar.

E dashura e Gagne postoi në rrjetet sociale këtë rast me një fotografi të gjobës. Postimi në Facebook duket se mori vëmendjen e publikut, pasi kishte me mijëra shpërndarje dhe pëlqime, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, Gagne duket se ka shpëtuar nga ky dënim. Një përfaqësues nga Sturgeon County, e thirri atë të hënën dhe i tha se gjoba do të shfuqizohet.

“Pas shqyrtimi të mëtejshëm, ata vetëm vlerësuan shpejtësinë e shoferit dhe nuk e matën atë në një radar dhe lazer ashtu siç thuhet në tiketë” , tha zëdhënësi i Qarkut Sturgeon, Gwen Wolansky.

Oficeri që e dënoi nuk do të sanksionohet, megjithëse dukej se kjo mund t’i kishte kushtuar mjaft shoferit, sepse vlera e gjobës ishte 78 dollarë, përvec pikëve të patent-shoferit. /IndeksOnline/