Aktuale

Shpend Ahmeti njofton kalimin e Ligjit për Kryeqytetin dhe një amandamenti

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale ka kaluar Ligji për Kryeqytetin dhe për Polici të Kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, SHpend Ahmeti, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, ky Ligj është tejet i rëndësishëm për funksionalizim më të mirë të Prishtinës, andaj tashmë ka mbetur vetëm të votohet në seancë plenare.

“Sot, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikes ka kaluar Ligji për Kryeqytetin bashkë me amandamentin për Polici të Kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancen plenare”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/

the authorSamir Dalipi