Aktuale

Shpend Ahmeti: Rastet e fundit me koronavirus janë alarmante, ju lutem për kujdes të shtuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shifrat e fundit të rasteve të reja me COVID-19 janë alarmante dhe shqetësuese.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Postimi i plotë:

Mirëdita Prishtinë,

Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

#prishtina 💙

#shpiPRkrejt 🏡