Rajon & Botë

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 të vdekur

Numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në perëndim të Indonezisë është rritur në gjashtë persona, pasi ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe trupat e tre të vdekurve, njoftuan autoritetet lokale.

Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhim me Katastrofat deklaroi se në malin Sinabung në Sumatra’n Veriore të shtunën vullkani nxori në ajër re hiri në lartësi prej tre kilometrave, shkruan AA.

Të gjithë viktimat punonin në fermat e tyre në fshatin Gamber, rreth katër kilometra larg zonës së rrezikut. Në fotografitë dhe videot nga vendi i shpërthimit shihen kafshë të ngordhura shtëpiake të mbuluara me hirin vullkanik.

Ushtarët kanë vendosur barrikada dhe njerëzit kanë zhvendosur sendet dhe kafshët e tyre në vende të sigurta. Nugroho deklaroi se ushtarët, policët, pjesëtarët e shërbimeve për situate të jashtëzakonshme ende kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm.

Leave a Reply