Sport

Shpërthen Zidane pas penalltisë së Barcelonës dhe kartonit të kuq të Ronaldos

Zinedine Zidane nuk është i lumtur me vendimet e marra nga gjyqtari në ndeshjen ndaj Barcelonës
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lumtur me fitoren e lojtarëve të tij ndaj Barcelonës në Camp Nou me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Por, ai nuk është i kënaqur me ndarjen e drejtësisë, ku përveç një penalltie të paqenë që iu dha Barcelonës, me karton të kuq u përjashtua edhe Cristano Ronaldo.

“Penalltia? Nuk e di, por kartoni i dytë i verdhë për Ronaldon ishte i tepruar”, tha shkurt Zidane pas ndeshjes.

Ai, po ashtu, lavdëroi edhe Marco Asension, për të cilin tha se është fenomenal dhe ka kohë që po i dëshmon aftësitë e tij. /Express/