Aktuale

Shpërthim me eksploziv në gjeneratorin e një lokali

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Medar Shtylla”, pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., ka patur një shpërthim.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

the authorE B