Rajon & Botë

Shpërthimi në Manchester, 19 të vdekur dhe më shumë se 50 të lënduar

Nëntëmbëdhjetë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar terrorist në Manchester.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 të hënën pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Sekretari i Shtetit Amber Rudd tha se ishte “një sulm barbar, duke synuar qëllimisht disa nga më të prekshmit në shoqërinë tonë”.

Familjarët po përdorin mediat sociale për të kërkuar të afërmit e humbur, përfshirë fëmijët, të prekur në këtë incident.

Partitë politike kanë pezulluar fushatën përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryeministrja ka njoftuar se do të kryesojë një takim emergjent të qeverisë në orën 09:00.

“Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”, tha Theresa May.

Korrespondenti i BBC për çështjet e brendshme, Daniel Sandford, tha se oficerët e lartë kundër terrorizmit po grumbulloheshin në Londër.

Raportet e pakonfirmuara nga dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar thonë se sulmi ishte kryer nga një sulmues vetëvrasës. /KosovaPress/