Aktuale

Shpëtimi i një ariu në Kosovë u bë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare (Foto)

Njerëzit që punojnë në Strehimoren e Arinjve të Kosovës, në Prishtinë, zakonisht nuk ndër veprojnë me arinjtë e egër.

E veçanta e kësaj strehimore janë “arinjtë e saj të restoranteve”, një klan i 15 arinjve ngjyrë kafe të cilët janë mbajtur në kafaze të vogla jashtë restoranteve, me qëllim që të tërheqin klientët, deri në vitin 2010 kur Qeveria bëri praktika të paligjshme.

Strehimorja u krijua më pas për të siguruar kujdes afatgjatë për këta arinj.Por zona e rrethuar e strehimores është tendosur kur mori një telefonatë nga oficerët e policisë javën e kaluar. Ata kanë parë një ari të shtrirë në një fushë të dendur me shkurre i cili nuk lëvizte fare, shkruan “thedodo.com”.

“Edhe pse strehimorja e jonë ka shpëtuar dhe kujdeset për arinjtë të cilët janë mbajtur në kafaze, ky është një rast i veçantë kur neve na është kërkuar nga institucionet përgjegjëse për të shpëtuar një ari të egër”, shkroi strehimorja në Facebook.

Ekipi i shpëtimit i udhëhequr nga Afrim Mahmuti, drejtor i “Katër Putrat e Kosovës” (Four Paws Kosova) ka shkuar që të shpëtojë këtë ari të ngecur në një kurth teli, i cili ishte nuk mund të lëvizte aspak. Së bashku me ekipin, i gatshëm për të ndihmuar ishte edhe veterinari lokal i “Katër Putrat e Kosovës”, dr. Selatin Mjeku.

ariu1

Mjeku, të cilin e ndihmoi edhe ekipi i shpëtimit, e liruan ariun nga kurthi i telit dhe ia dezinfektuan plagën që kishte mbetur në mishin e ariut.

“Pas një kontrolli të përgjithshëm shëndetësor të këtij ariu, veterinari konkludoi se ariu ishte në gjendje të mirë”, shkroi strehimorja, transmeton Koha.net. “I gjithë stafi, së bashku me inspektorët nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe nga Policia e Kosovës, u larguan nga pylli në mënyrë që ariu t’i kthehet jetës së tij normale në botën e egër, aty ku ai i takon”.

ariu2

Ekipi u tërhoq duke e lënë ariun që të rimarrë veten nga qetësuesit, të cilat i kishte dhënë dr. Mjeku. “Kur ariu është zgjuar, ai i është kthyer jetës së tij normale në botën e egër”, thanë fshatarët të cilët ishin duke shikuar se si do të veprojë ky ari.

Dhe në fund, shpëtimtarët e këtij ariu janë ndjerë shumë të lumtur, duke pasur parasysh se ky ishte rasti i parë për ata.

ariu3