Aktuale

Shpëtohen nga mbytja një burrë dhe një grua

Një tjetër rast shpëtimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e quajtur Spille, në Shqipëri.

Ka qenë vrojtuesi i plazhit, shpëtimtari Rodrig, i cili ka ndërhyrë menjëherë me mjetin e shpëtimit, kur një burrë dhe një grua, janë gjendur në vështirësi e në momente paniku

“Në mëngjesin e sotëm në ora 10.00, në plazhin Spille, shpëtimtari Rodrig, ashtu e quanin, arriti të shpëtoj nga mbytja në ujë dy jetë, një burrë dhe një grua, ku ishin të rrezikuar për jetë”, ka thënë pushuesi Selatin Rizani, shkruan FaktePlus.

Në këtë rast, Rizanui dhe pushues të tjera kanë falënderuar shpëtimtarët për kujdesin dhe syqeltësinë e tyre ndaj pushuesve.

Kujtojmë se sivjet në bregdetin shqiptar kanë ndodhur disa raste të mbytjeve, kurse shumë të tjerë janë shpëtuar falë ndërhyrjes më kohë të vrojtuesve të plazhit./FaktePlus