Sport

Shqipëri – Izrael, ja kë favorizojnë bastoret (Foto)

Shqipëria është favorite ndaj Izraelit sipas bastoreve sportive.

Bastorja sportive ‘Bet36’, ka vënë koeficientin 2.20 për fitoren e Shqipërisë, derisa për atë të Izraelit është 3.30. Që kjo ndeshje të ndahet baras, ka koeficientin 3.30.

Megjithatë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, në konferencën për media tha se Shqipëria nuk është favorite, dhe se do të luftojnë shumë që t’i marrin tri pikë nga kjo ndeshje.

Shqipëri dhe Izraeli do të përballen me 12 nëntor në ‘Loro Boriçi’. /Express/