Aktuale

Shqipëri, konfiskohen 67 kilogramë drogë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët ndërmjet Policisë Kufitare të Sarandës dhe Policisë së Igumenicës në Greqi, pasi tek ata janë gjetur 67 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.

Kapja e tyre është bërë në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës.

Personat e arrestuar janë B.K., 25-vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë, L.R., 28-vjeç, banues në fshatin Ninat Bashkia Konispol dhe A.K., 25-vjeç, banues në Sarandë.

Pas finalizimit të operacionit të përbashkët, drejtuesi i operacionit i Policisë së Igumenicës ka telefonuar dhe falënderuar drejtuesin e operacionit të Policisë Kufitare, duke i konfirmuar se kapja e këtyre tre shtetasve nga ana e policisë greke u arrit fal bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale të dhënë nga ana e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.