Aktuale

Shqipëri publikon raportin ditor me koronavirus, më pak vdekje dhe raste të reja sesa Kosova

Shqipëria ka publikuar raportin ditor të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus.

E enjtja regjistroi një tjetër bilanc negativ me Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Ndërkohë vijon numri i lartë i rasteve të infektuara, ku në 531 testime të kryera, 127 kanë rezultuar pozitivë, raporton OraNews.

Ndërkohë 32 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa në dy spitalet Covid po trajtohen 119 pacientë.

the authorGazetaKNN