Aktuale

Shqiptari lufton për jetë pas goditjeve nga një kriminel në Nju Jork (Foto)

Shqiptari me emrin Arbër Brunçaj është në gjendje kome pas një sulmi nga një ish i dënuar në Amerikë.

42-vjeçari Arbër Brunçaj është sulmuar nga një ish-i dënuar, duke pësuar lëndime të rënda në tru që i rrezikojnë jetën.

Policia thotë se Shu (Richie) Ng, 40-vjeçar, e ka rrëzuar në tokë viktimën me një goditje të fortë nga poshtë, më 26 gusht.

Brunçaj është dërguar në spitalin ‘Bellevue’, ku ka rënë në koma të premten, përcjell lajmi.net.

Doktorët i kanë hequr pjesën e përparme të kafkës, për të liruar presionin në trurin e tij, ndërsa thonë se është në gjendje kritike e edhe nëse e rikthen vetëdijen,a i mund të mos sheh e të mos jetë në gjendje të ecë më.

Ndërkohë, gruaja e Arbërit, Arieta është shtatzënë dhe pret të lind fëmijën e tyre të parë në shkurt, përcjell lajmi.net.

Shu Ng është një ish-i dënuar të martën është arrestuar sërish dhe është akuzuar ndërsa nëse Brunçaj vdes, akuzat do t’i shtohen.

Sulmi ka ndodhur disa ditë pas përvjetorit të tij të dytë të martesën, jashtë restaurantit ‘Empire Stake House’ në Nju Jork.

Arsyet e sulmit ndaj tij nuk dihen, por të pranishmit kanë thënë se Ng nuk ka pasur ndonjë kontakt me Brunçaj më herët.