Aktuale

Shqiptarja gjendet pa shenja jete në Junik

Një femër shqiptare është gjetur pa shenja jete në Junik.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së martës, ndërsa është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.