Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi se në klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të hospitalizuar janë 120 pacientë.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së thuhet se prej tyre, 80 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë me maskë oksigjeni dhe 1 pacient i intubuar.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
“Klinika Infektive, 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë”, thuhet tutje në njoftim./ATVLIVE/