Aktuale

ShSKUK: 48 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 48 pacientë.

Prej tyre 13 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-COVID, pra pasi kanë kaluar COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive,7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacientë”, thuhet tutje në njoftim./ATVLIVE/