Aktuale

ShSKUK: 68 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19

Në Spitalet e Përgjithshme të Kosovës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 34 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raporteve të datës 19 tetor 2021, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë