Sport

Shtatë futbollistë nga Kosova në ndeshjen Shqipëri – Jordani

Kombëtarja Shqiptare po zhvillon sfidën miqësore me Jordaninë në ‘Elbasan Arena’.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje nuk ka dhuruar gola, gjë që ka bërë që kombëtaret të shkojnë në pushimin e pjesës së parë me rezultat 0-0.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka vendosur që këtë ndeshje ta startoi me shtatë futbollistë me prejardhje nga Kosova.

Portieri Etrit Berisha, Egzon Binaku, Enis Gavazaj, Eros Grezda, Mergim Mavraj, Ylber Ramadani dhe Taulant Xhaka, janë futbollistët nga Kosova që po paraqiten në fanellën e Shqipërisë në mbrëmjen e sotme./Lajmi.net/