Aktuale

Shtatë persona të prekur me koronavirus në Vushtrri, e fundit një grua 32 vjeçare

Vushtrria ka hyrë në rrethin e qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirus. Në këtë qytet tashmë zyrtarisht janë konfirmuar shtatë persona si të prekur me Covid 19, shkruan Express.

Mbrëmë u konfirmua rasti i shtatë ku një grua 32-vjecare nga Pestova raportohet si e infektuar me koronavirus.

Këtë informacion e dha drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë!

Sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.

Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë.

Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë.

the authorGazetaKNN