Rajon & Botë

Shtatëvjeçarja e Twitter-it nga Aleppo është takuar me Erdoganin

ajza shtatë vjeçare Bana Alabed, e cila shkruane në Twitter për jetën në Aleppo dhe që mori vëmendjen e botës është takuar sot me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan ka pritur vajzën dhe familjen e saj në Pallatin Presidencial në Ankara, njofton agjencia shtetërore turke Anadolu.

Anadolu ka publikuar fotografia në të cilën Erdogan përqafon vajzën, derisa një tjetër tregon se vajza rri ulur në prehrin e Erdoganit bashkë me një djalë të panjohur ndërsa në pritje ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e Erdoganit, Eminja.

Vajza shtatë vjeçare të hënën është evakuuar nga Aleppo.

Bana ka hapur llogarinë në Twitter në shtator ku ka publikuar porosi për jetën e saj dhe në qytet.

Në këtë kohë ajo ka marrë 330 mijë ndjekës duke përfshirë edhe shkrimtarin J. K. Rowling, i cili i  kishte dërguar një kopje të “Harry Potter” në formë elektronike.