Aktuale

Shtërngata e shi në Shqipëri, diell në Kosovë, çka po ndodh me motin?

Moti në Shqipëri, ditën e nesërme do të karakterizohet nga reshje të shumta shiu dhe erëra të forta.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Siç bëhet me dije, ditën e nesërme do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër.

Pritet përkeqësimi i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Po ashtu, gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive.

Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Durrës dhe Fier, priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në të gjitha qarqet. Reshjet priten më të dendura gjatë pasdites së sotme dhe pasdites së nesërme.

E kundërta e pritet të ndodh në Kosovë ku moti për ditën e nesërme do është paralajmëruar me diell, dhe freskët.