Aktuale

Shtetasi gjerman gjendet i vdekur në Pejë

Një ankues ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Pejë, ka gjetur një shtetas gjerman të shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme./KosovaPress/