Rajon & Botë

Shtetet themeluese të BE’së në Berlin, kërkojnë negociata të shpejta për largimin e Britanisë

Shtetet anëtare themeluese të BE-së i kanë bërë thirrje Britanisë së Madhe qe të mbajë bisedime të shpejta për t’u larguar nga blloku, pasi që votoi në një referendum historik të enjten për t’i dhënë fund anëtarësisë së vetë në BE.

BBC njofton se ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë sot në Berlin se negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Gazeta Express.

Ai i bëri këto komente pas një takimi urgjent të gjashtë anëtarëve themelues të BE-së, për të diskutuar vendimin.

Ndërkohë, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka njoftuar se do të lë postin e kryeministrin në tetor të këtij viti.

Gjashtë vendet që po marrin pjesë në bisedime në Berlin – Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda – së pari i bashkuan forcat në vitet 1950-ta dhe ende e formojnë thelbin e BE-së.

Steinmeier ka thënë se negociatat e shpejta janë thelbësore në mënyrë që anëtarët të përqendrohen në të ardhmen e BE-së.

Samiti i parë i liderëve të BE-së pa Britaninë do të mbahet këtë të mërkurë.

Britania e Madhe tani duhet patjetër ta thërras në ndihmë Artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës të BE-së, i cili pastaj lejon negocimin e largimit që zgjat dy vjet.