Aktuale

Shteti me katër kode telefonike

Aktualisht telefonia mobile “Vala” përdor kodin telefonik të Monakos, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë e nga 15 dhjetori në bazë të marrëveshjes me Serbinë Kosova do ta ketë edhe kodin e vet ndërkombëtar +383.

Deri kah fundi i vitit 2018 Kosova do t’i përdorë katër kode telefonike

Katër kode telefonike do t’i përdorë Republika e Kosovës deri kah fundi i vitit 2018. Në bazë të marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel nga 15 dhjetori i këtij viti Kosovës i ndahet kodi i vet telefonik +383. Por deri në implementimin e plotë të tij, i cili zgjat rreth dy vjet, Kosova do t’i përdorë edhe kodet aktuale, ku telefonia mobile “Vala” përdor kodin telefonik të Monakos +377, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë +386, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë +381.

Edita Tahiri, si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se më 15 dhjetor ITU-ja do të alokojë kodin +383 për Kosovën.