Aktuale

Shteti i Kosovës sfidohet nga Serbia edhe në shëndetësi

Shteti i Kosovës mbetet i vetëm në përpjekjet për të stabilizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Pavarësisht se respekton gati secilën marrëveshje që bëhet me këtë shtet, Beogradi nuk lëshon rast për ta sfiduar Republikën.

Kështu po ndodh edhe në sektorin e shëndetësisë, ku mjekët e as institucionet nuk kanë leje pune nga Ministria e Shëndetësisë, raporton KTV.

Gjithçka brenda Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë është e vulosur me mbishkrimin Republika e Serbisë.

Për këtë nuk ka dashur të komentojë asnjë nga zyrtarët e komunës së Graçanicës.

Vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani pranon se kanë probleme me punëtorët shëndetësorë, derisa deputetët kritikojnë se nuk po bëhet mjaftueshëm nga qeveria.

Janë rreth 900 punëtorë shëndetësorë të komunitetit serb të cilët punojnë në Kosovë dhe tri spitale në komunat që administrohen nga shumica serbe për të cilat Qeveria ka ndarë mjete.