Rajon & Botë

Shtrëngatë e re prej nesër përsëri përfshin Maqedoninë

Një ciklon që po vjen nga Mesdheu mund të sjellë të reshura të reja të shiut. Kështu sot paralajmëruan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Nga ky institucion shprehen se nga orët e pasdites pjesa veriore e vendit do të bie nën ndikimin e masës së lagshtë ajrore ndaj në këtë pjesë janë të mundshme reshje të shiut.

Ndërkohë prej nesër pasdite aktiviteti i ciklonit do të përfshijë thuajse gjithë shtetin, pas çka priten reshje të dendura, bubullima dhe erë e fuqishme, si dhe rënie e përnjëhershme e temperaturës për rreth dhjetë gradë Celsius.

“Kështu do të jetë deri te enjten, por të mërkurën shi i dendur, bubullima, erë e fuqishme, në disa vende reshjet do të jenë të dendura me breshër. Por, temperaturat do të bien ndaj edhe breshëri është e mundshme të jetë me intensitet të ulët, gjegjësisht me grimca më të vogla”, tha Dushanka Tanushevska, sinoptike.

Sinoptikët bëjnë thirrje, në ditët e ardhshme të jenë veçanërisht të kujdesshëm barinjtë dhe bujqit. Tanushevska porosit të gjithë që kullosin bagëtinë ose kryejnë punë në ara të strehohen dhe të qëndrojnë në vend të sigurt përderisa të përfundojnë bubullimat që sipas parashikimit të tanishëm në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme në thuajse gjithë Maqedoninë. Bujqit, nga ana tjetër, t’i mbrojnë të mbjellat me çka do të parandalojnë shkatërrimin e tyre nga breshëri i paralajmëruar. Sipas parashikimeve të tanishme, të premten pritet stabilizimi i motit dhe ngritja e temperaturave. Mjekët me rekomandim deri te të sëmurët kronik që ta marrin rregullisht terapinë me çka do të shmangeshin padëshiruara për shkak të dallimeve të temperaturave.