Sport

Shtyhen Lojërat Olimpike Tokio 2020

Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen për një vit për shkak të pandemisë koronavirus, sipas shefit të anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dick Pound.

IOC i ka dhënë vetes katër javë për të përcaktuar të ardhmen e saj, me Lojërat që u desh të fillonin më 24 korrik, por duket se tashmë është marrë një vendim përfundimtar.

IOC ka vendosur për shtyren për një vit të Lojërave Olimpike, të cilat planifikoheshin të mbaheshin në Tokio, përcjell lajmi.net.

Deri te ky vendim vjen pas presionit të vazhdueshëm të atletëve dhe shteteve pjesëmarrëse.

Kanada dhe Australia ishin dy shtetet e para që vendosën t’i bojkotonin Lojërat Olimpike në rast se do të mbaheshim.

“Në bazë të informacionit që ka IOC, është vendosur shtyrja”, tha Pound për USA Today.

“Parametrat që po ecin përpara nuk janë përcaktuar, por Lojërat nuk do të fillojnë më 24 korrik, aq shumë sa di unë”. 

the authorGazetaKNN