Aktuale

Më shumë votues në raudin e dytë të zgjedhjeve në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën e mbajtur pas mbylljes së vendvotimeve në komunën e Drenasit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës se Drenasit dolën me një raport të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të raporteve të dërguara nga qendrat e votimit në komunën e Gllogocit janë mbyllur me kohë të gjitha qendrat.

Sipas Dakës, dalja e votuesve në zgjedhje është 23 mijë e 861 votues apo ndryshe 45.39 përqind e tyre dhe se krahasuar me zgjedhjet e raundit të parë i cili u mbajt me 4 dhjetor të këtij viti kanë votuar 21 mijë e 318 votues apo 40.55 përqind e votuesve të përgjithshëm.

Ndërsa , sa i përket mbarëvatjes së procesit zgjedhor, Daka tha se nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

“Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit në komunën e Gllogocit janë mbyllur të gjitha qendrat janë mbyllur me kohë dhe dalja e votuesve në zgjedhje është 23 mijë e 861 votues apo 45.39 përqind të votuesve të përgjithshëm, duke mos i numëruar edhe votat me kushte dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Krahasuar me zgjedhjet e raundit të parë me 4 dhjetor të viti 2016 deri në të njëjtën kohë kanë votuar 21 mijë e 318 votues apo 40.55 përqind të votuesve të përgjithshëm, deri më tani procesi ka shkuar pa ndonjë parregullsi e cila do të cenonte integritetin e zgjedhjeve”, tha Daka.

Eshref Vishi, përfaqësues i partisë NISMA në KQZ, tha se për çështjen e raportimeve dhe informacioneve nga qendrat e votimit se janë lejuar të votojnë persona me sprej në duar, dhe ka kërkuar nga sekretariati raport të detajuar lidhur me këtë situatë dhe sipas tij është rast për hetime.

“Raportimet dhe informacionet nga qendrat e votimit se janë lejuar që të votojnë persona me sprej në gishtërinj konsideroj se është në kundërshtim me procedurat zgjedhore, unë në këtë rast janë informacione që kanë qarkulluar nga terreni nga mjetet e informimit gjatë tërë ditës, në këtë rast shfrytëzoj rastin të kërkoj nga sekretariati raport të detajuar lidhur me situatën e tillë dhe këto raste mendoj se janë rast për hetime”, tha Vishi./KP