Rajon & Botë

Shumica e gjermanëve nuk kritikojnë politikën e Merkel në lidhje me refugjatët

Shumica e gjermanëve nuk e akuzojnë politikën me dyer të hapura për refugjatët të kancelares Angela Merkel për dy sulmet e fundit të lidhura me ekstremistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) sipas një sondazhi të publikuar sot.

Muajin e fundit, Gjermania u godit nga katër sulme të ndryshme ku humbën jetën 13 persona dhe pati shumë të plagosur, ku ISIS-i morri përsipër dy prej tyre.

Një sondazh i zhvilluar nga “Forsa” nxorri se 69 për qind e Gjermanëve nuk besojnë se ka një lidhje mes dy sulmeve të marra përsipër nga ISIS-i dhe numri i lartë i migrantëve që kanë hyrë në Gjermani duke kërkuar strehim nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.