ShowBiz

Shyhrete Behluli publikon fotot e para me nipin

Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret më të famshme të muzikës popullore.

Vetëm para pak muajve, këngëtarja Behluli është bërë gjyshe, transmeton Gazeta Express.

Ardhja e nipit të vogël në shtëpi, ka gëzuar gjithë familjen Salihu.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar disa fotografi shumë të ëmbla duke mbajtur nipin në duar.

Me këto imazhe Shyhretja tregon se ajo është bërë një gjyshe shumë e lumtur.

Këngëtares nuk i kanë munguar as komentet e shumta pozitive nga fansat e saj./Gazeta Express/

the authorE B